Trupat e katër personave janë nxjerrë nga liqeni Maggiore në veri të Italisë pasi një varkë turistike u përmbys të dielën në mbrëmje, tha shërbimi zjarrfikës i Italisë.
Operacionet e kërkim-shpëtimit tani kanë përfunduar pasi trupi i fundit u gjet në orën 8 të mëngjesit me orën lokale, tha shërbimi zjarrfikës, Vigili del Fuoco.
Varka 16 metra mbante 24 persona kur hasi në vështirësi gjatë një “stuhie të dhunshme” dhe u përmbys pak pas orës 19:30.
Në bord kishte 22 turistë, përfshirë pasagjerë britanikë dhe dy anëtarë të ekuipazhit, sipas Sky Tg24.
Njëzet persona u shpëtuan pasi varka u përmbys, tha shërbimi i zjarrfikësve dhe shpëtimit./UBTNews/