UBT News

Katër të vdekur në trazirat në ShBA

Katër persona kanë vdekur gjatë trazirave që u shkaktuan në Capitol Hill në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas policisë metropolitane të Washingtonit gjithashtu janë arrestuar 52 persona, 47 prej tyre sepse kanë shkelur urdhrin e shtetrrethimit bën me dije në një deklaratë për mediat shefi i policisë metropolitane të Washington, Chief Robert J. Contee.

Mësohet se dy bomba artizanale janë gjetur në kompleksin e ndërtesave rreth Kongresit në SHBA.

Exit mobile version