Kreu i administratës ushtarake rajonale të Donetskut ka raportuar për katër raste të vdekjes në rajonin lindor të Ukrainës dje.
Pavlo Kyrylenko tha se dy civilë u vranë në Toretsk, një në Velyka Novosilka dhe një në Avdiivka. Edhe dhjetë persona janë lënduar.
Ai shkroi në Twitter se është e vështirë të tregohet numri i saktë i viktimave në Mariupol dhe Volnovakha, të cilat janë nën kontrollin rus./UBTNews/