UBT News

Katër të vdekur ndërsa Rusia nis një sulm të ri në qytete

Forcat ruse kanë sulmuar disa qytete të Ukrainës, duke vrarë të paktën katër persona në një sulm me dron në një zonë të banuar të rajonit të Kievit, përcjell UBT News.

Katet e sipërme të dy konvikteve studentore u goditën herët të mërkurën në qytetin Rzhyshchiv, në periferi të kryeqytetit.

Një 11-vjeçar ishte mes të plagosurve, thanë shërbimet e shpëtimit.

Më vete, zyrtarët në Krimenë e aneksuar nga Rusia thanë se një sulm ukrainas me dron ndaj flotës së tyre u zmbraps.

Shpërthime u raportuan nga banorët në qytetin port të Sevastopolit./UBTNews/

Exit mobile version