UBT News

Katër të vdekur e 2 mijë e 250 raste të reja me COVID-19

Katër persona kanë vdekur dhe 2 mijë e 250 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në vend. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe 154 persona, kurse numri i rasteve aktive është 16 mijë e 341.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 22 mijë e 245 doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 666 mijë e 476 doza të vaksinës./UBTNews

Exit mobile version