Katër persona kanë vdekur dhe 84 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe 786 pacientë, kurse në total numri i rasteve aktive është 5 mijë e 371.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 15 mijë e 880 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 241 mijë e 949 doza të vaksinës./UBTNews