Katër persona kanë vdekur dhe 717 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe 2 mijë e 370 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 16 mijë e 849.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1 mijë e 355 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 797 mijë e 661 doza të vaksinës.
Deri më sot 809 mijë e 613 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, si dhe janë dhënë 91 mijë e 372 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19./UBTNews