Të paktën katër persona kanë vdekur dhe 60 të tjerë janë plagosur në një tërmet të fuqishëm që goditi Filipinet veriore të mërkurën, tha ministri i brendshëm.
Një tërmet me magnitudë 7 goditi Filipinet të mërkurën, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA (USGS).
Sekretari i Brendshëm, Benjamin Abalos Jr, tha në një konferencë shtypi se dy vdekje u regjistruan, njëra në Abra dhe tjetra në Benguet.
Ai tha gjithashtu se janë raportuar 58 rrëshqitje dheu dhe 218 qytete në 15 provinca janë prekur nga tërmeti. Tri ura u shkatërruan në Abra.
Ndikimi i tërmetit u ndje në kryeqytetin Manila, më shumë se 400 kilometra larg, ku punëtorët dhe banorët u evakuuan nga ndërtesat dhe dolën në rrugë./UBTNews/