Katër persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, si dhe janë regjistruar 568 raste të reja me COVID-19.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik përmes raportit ditor për situatën epidemiologjike njofton se viktimat janë nga komunat: Prizren 2 raste (56, 60 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (84 vjeç), Suharekë 1 rast (85 vjeç).
Kurse rastet e reja janë nga komunat Prishtinë 233 raste, Pejë 47 raste, Gjakovë 29 raste, Gjilan 28 raste, Lipjan 26 raste, Podujevë 23 raste, Kamenicë 22 raste, Vushtrri 22 raste, Ferizaj 20 raste, Mitrovicë 20 raste, Fushë-Kosovë 16 raste, Viti 12 raste, Obiliq 11 raste, Rahovec 11 raste, Suharekë 10 raste, Skenderaj 9 raste, Deçan 7 raste, Prizren 7 raste, Kaçanik 5 raste, Shtime 3 raste, Dragash 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Kllokot, Malishevë, Novobërdë dhe Shtërpcë.
Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 70 mijë e 753./UBTNews