UBT News

Katër të vdekur dhe 368 raste të reja me COVID-19

Coronavirus virus outbreak and coronaviruses influenza background as dangerous flu strain cases as a pandemic medical health risk concept with disease cells as a 3D render

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar katër raste të vdekjes si pasojë e COVID-19. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (71, 86 vjeç), Prizren 1 rast (78 vjeç) dhe Shtime 1 rast (62 vjeç).

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik përmes raportit ditor për situatën epidemiologjike njofton se janë regjistruar 368 raste të reja nga 2 mijë e 843 mostra të marra.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 211 raste, Gjilan 30 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Lipjan 15 raste, Ferizaj 14 raste, Pejë 12 raste, Obiliq 10 raste, Podujevë 9 raste, Gjakovë 5 raste, Graçanicë 5 raste, Suharekë 5 raste, Mitrovicë 4 raste, Shtime 4 raste, Vushtrri 4 raste, Kamenicë 3 raste, Viti 3 raste, Prizren 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Drenas, Istog, Kaçanik dhe Shtërpcë.

Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 67 mijë e 8./UBTNews

Exit mobile version