UBT News

Katër të vdekur dhe 307 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar katër raste të vdekjes si pasojë e COVID-19. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 1 rast (58 vjeç), Malishevë 1 rast (63 vjeç), Prizren 1 rast (63 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (58 vjeç).

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se janë regjistruar 307 raste të reja nga 1 mijë e 787 mostra të marra.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 128 raste, Prizren 34 raste, Gjakovë 17 raste, Fushë-Kosovë 16 raste, Pejë 16 raste, Podujevë 16 raste, Mitrovicë 12 raste, Gjilan 9 raste, Vushtrri 9 raste, Lipjan 8 raste, Istog 6 raste, Suharekë 6 raste, Malishevë 5 raste, Rahovec 5 raste, Dragash 4 raste, Drenas 4 raste, Ferizaj 4 raste, Deçan 2 raste, Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Kamenicë, Kaçanik dhe Skenderaj./UBTNews

Exit mobile version