Katër persona kanë vdekur dhe 3 mijë e 617 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe 1 mijë e 344 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 31 mijë e 21.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 4 mijë e 316 doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 769 mijë e 170 doza të vaksinës.
Deri më sot 804 mijë e 251 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë dhe 72 mijë e 122 me doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./UBTNews