Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar katër viktima nga COVID-19, një nga komuna e Gjilanit, një nga komuna e Prizrenit, një nga komuna e Suharekës dhe një nga komuna e Vushtrrisë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se brenda 24 orëve janë regjistruar 101 raste të reja nga testimi i 2 mijë e 52 mostrave. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 33 raste, Gjilan 9 raste, Prizren 9 raste, Gjakovë 8 raste, Ferizaj 6 raste, Mitrovicë 6 raste, Fushë-Kosovë 5 raste, Obiliq 5 raste, Pejë 5 raste, Deçan 4 raste, Podujevë 4 raste, Lipjan 3 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik dhe Vushtrri.
Në Kosovë janë shëruar edhe 421 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 7 mijë e 983./UBTNews
421 TË SHËRUAR DHE 101 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…
Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Monday, May 3, 2021