UBT News

Katër të vdekur, 113 raste të reja me COVID-19

Katër persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë dhe 113 raste të reja janë regjistruar.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (72, 66 vjeç), Kaçanik 1 rast (56 vjeç), Mitrovicë 1 rast (74 vjeç).

Në raportin e Institutit bëhet e ditur se rastet e reja janë nga komunat: Prishtinë 19 raste, Vushtrri 14 raste, Mitrovicë 12 raste, Gjilan 11 raste, Skenderaj 8 raste, Gjakovë 7 raste, Klinë 5 raste, Ferizaj 4 raste, Obiliq 4 raste, Pejë 4 raste, Prizren 4 raste, Fushë-Kosovë 3 raste, Leposaviq 3 raste, Lipjan 3 raste, Kaçanik 2 raste, Malishevë 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Istog, Kamenicë, Kllokot, Podujevë dhe Viti.

Brenda 24 orëve janë shëruar 316 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 5 mijë e 895./UBTNews

316 TË SHËRUAR DHE 113 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Wednesday, May 12, 2021

Exit mobile version