Katër persona janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit në Malishevë, ndërkaq janë regjistruar pesë raste të reja.
Rastet e reja të regjistruara sot vijnë nga këto vendbanime: nga dy raste në Tërpezë dhe Astrazup dhe një rast në Llazicë.
Që nga fillimi i pandemisë në Malishevë janë regjistruar 510 raste me COVID-19, prej tyre 398 janë shëruar, 32 kanë vdekur, kurse 80 raste janë aktive./UBTNews