UBT News

Katër të plagosur nga shpërthimi në Melitopol

Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një shpërthimi afër ndërtesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme në qytetin Melitopol, në rajonin jugor të Zaporizhzhia-s në Ukrainë.

Nënkryetari pro-rus i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Alexey Selivanov e përshkroi shpërthimin në një postim në Telegram si një akt “terrorist” nga ata që ai i quajti “militantë ukrainas”.

Melitopol ra nën kontrollin rus në fillim të marsit, jo shumë kohë pasi Rusia pushtoi Ukrainën./UBTNews/

Exit mobile version