UBT News

Katër të lënduar nga shpërthimi i bombës në Mynih të Gjermanisë

Katër persona janë lënduar, njëri prej tyre më rëndë, pasi një bombë e Luftës së Dytë Botërore shpërtheu në një stacion treni në qytetin gjerman të Mynihut.

Incidenti ndodhi gjatë punimeve afër urës Donnersberger, afër stacionit kryesor. Si rezultat i këtij shpërthimi, trafiku hekurudhor në pjesën më të madhe të Mynihut u ndal.

Bombat e pashpërthyera të kohës së luftës gjenden gpxha shpesh në Gjermani dhe nxisin evakuime të mëdha, por shumica çaktivizohen nga ekspertët pa shpërthyer.

Shërbimet e urgjencës nxituan në vendin e ngjarjes dhe ekspertët e asgjësimit të bombave arritën me shpejtësi në vendngjarje duke ekzaminuar mbetjet e bombës./UBTNews

Exit mobile version