UBT News

Katër të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Gjilan

Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë-Gjilan, përkatësisht në fshatin Slivovë.

Policia e Kosovës njoftoi se në këtë aksident ishin të përfshira dy automjete.

“Sot rreth orës 07:30 në rrugën Prishtinë Gjilan, saktësisht në fshatin Slivovë, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore ku janë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor”, njoftoi Policia e Kosovës.

Me rastin po merret njësiti i trafikut./UBTNews

Exit mobile version