UBT News

Katër të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë

Katër persona u lënduan në një aksident trafiku që ka ndodhur sot mes tri automjeteve në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti deklaroi për UBTNews se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin./UBTNews

Exit mobile version