Në Klinë ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy automjeteve, ku si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona.
Policia e Kosovës njofton se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 19:00, në rrugën “Leonard Paluca”, në Klinë.
“Ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore dhe pas marrjes së tretmanit të nevojshëm janë liruar, ndërsa i dyshuari ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm”, njofton Policia e Kosovës./UBTNews