UBT News

Katër të lënduar në aksidentin mes tri automjeteve në Vushtrri

Dje në Vushtrri ka ndodhur një aksident trafiku mes tri automjetesh, si pasojë e të cilit lëndime trupore kanë pësuar katër persona.

Policia raporton se rasti është duke u hetuar, teksa të lënduarit janë dy drejtues të automjeteve dhe dy pasagjerë.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, ku ishin të përfshira tri automjete.

Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor./UBTNews/

Exit mobile version