Dje në Vushtrri ka ndodhur një aksident trafiku mes tri automjetesh, si pasojë e të cilit lëndime trupore kanë pësuar katër persona.
Policia raporton se rasti është duke u hetuar, teksa të lënduarit janë dy drejtues të automjeteve dhe dy pasagjerë.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, ku ishin të përfshira tri automjete.
Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor./UBTNews/