Policia e Kosovës pas hetimeve intensive ka arrestuar katër të dyshuar nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer vepra penale tentim vrasje dhe armë mbajtje pa leje
Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur 70 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm ndërsa gjatë kontrollit në katër shtëpitë e tyre si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: një AK-47, një pushkë gjuetie, dy pistoleta dhe 74 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Dy prej të dyshuarve kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore./UBTNews/