Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se Spitali i Gjakovës, Mitrovicës, Gjilanit dhe Vushtrrisë, nuk kanë pacientë të shtrirë me COVID-19.
Bazuar në raportin e datës 29 dhjetor 2021, në tërë ShSKUK-në të shtrirë janë tetë raste të konfirmuara me COVID-19 pozitiv dhe 33 raste të tjera post-COVID-19.
Me oksigjenoterapi janë tetë pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë duke u trajtuar dy pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, katër pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-COVID
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, dy pacientë
Spitali i Prizrenit, katër pacientë
Spitali i Ferizajt, një pacient
Spitali i Pejës, dy pacientë.