Të merrni sa më shumë vlera ushqyese në një gotë të vetme dhe pa shtuar kilogramë është ëndrra e të gjithëve. Me një smoothie do ta zgjidhni shumë kollaj. Mëposhtë ju kemi sjellë recetat e 4 llojeve të ndryshme që do t’ju mbushin me proteina dhe vitamina dhe nuk do t’ju shtojnë kalori të tepërta, thjesht zgjidhni të preferuarin tuaj:
1.Smoothie me kungull
Ky lëng i shëndetshëm mbështetet në kungull të konservuar, i cili shton fibra dhe tonelata vitaminash në organizmin tuaj.
1 filxhan qumësht
1 lugë e madhe me vanilje pluhur
1/4 filxhan uji
1/4 filxhan kungull i konservuar
1 lugë çaji fara liri
1 lugë çaji mjaltë
1/4 lugë çaji kanellë
1/4 lugë çaji ekstrakt vanilje
7-8 kuba akulli
2.Smoothie me luleshtrydhe dhe boronicë
Boronicat dhe luleshtrydhet janë fruta të këndshme dhe të ëmbla, pa ndonjë sheqer të shtuar.
1 filxhan qumësht
1/2 filxhan me ujë
1 filxhan boronicë dhe luleshtrydhe
1 lugë gjelle fara liri
1 lugë çaji fara chia
3.Smoothie me gjalpë frutash të thata (bajame, arra, lajthi)
1 filxhan qumësht
1/2 filxhan me ujë
1 lugë gjelle gjalpë bajamesh ose gjalpë tjetër
1 lëng pluhur proteina
1 lugë çaji mjaltë
7 deri në 8 kube akulli
4.Smoothie mix frutash
1 filxhan qumësht
1/2 filxhan me ujë
1 filxhan fruta të përziera të ngrira
1 lëng pluhur proteina
4 – 5 kube akulli