Një përleshje mes katër personave ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Prishtinë, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë se Kosovës.
Sipas policisë, pas një mosmarrëveshjeje që ka nisur me konflikt verbal, katër të dyshuar meshkuj, shtetas të Afganistanit, janë rrahur mes vete. Gjatë përleshjes është përdorur një mjet i ftohtë – thikë.
Si pasojë, lëndime trupore kanë pësuar dy nga të dyshuarit, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një thikë që dyshohet të jetë përdorur në rast.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet për “Lëndim të lehtë trupor” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
