UBT News

Katër shqiptarë u rrahën të hënën në veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës ka njoftuar se katër shqiptarë janë sulmuar fizikisht në sheshin “Car Llazar” në veri të Mitrovicës.

Sipas raportit të policisë, sulmi ndaj tyre ndodhi nga persona të panjohur dje rreth orës 16:40.

“Katër viktimat meshkuj kosovar kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga persona të panjohur. Dy nga viktimat kanë pranuar tretman mjekësor”, njofton policia.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore. 

Exit mobile version