Katër raste të reja me COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë njofton se nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes brenda kësaj periudhe kohore.
Në Kosovë janë shëruar edhe pesë pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 170.
1 mijë e 365 doza të vaksinës kundër COVID-19 janë dhënë në 24 orët e fundit në Kosovë, kurse në total 160 mijë e 410 doza të vaksinës./UBTNews
