UBT News

Katër raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Katër raste pozitive me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë dhe janë shëruar tetë pacientë.

Ministria e Shëndetësisë përmes raportit ditor për situatën epidemiologjike njoftoi se numri i rasteve aktive është 123.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 71 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 828 mijë e 862 doza të vaksinës./UBTNews/

Exit mobile version