Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë rezultuar katër raste pozitive me COVID-19, ndërsa nuk u shënua asnjë rast i vdekjes.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe 18 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 414.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 826 mijë e 251 doza të vaksinës kundër COVID-19./UBTNews/