UBT News

Katër raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar katër raste të reja me COVID-19, ndërsa nuk u shënua asnjë rast i vdekjes.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe pesë pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 321.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2 mijë e 6 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 661 mijë e 24 doza të vaksinës./UBTNews

Exit mobile version