Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar katër raste pozitive me COVID-19, ndërsa nuk u shënua asnjë rast i vdekjes. Rastet e reja rezultuan nga testimi i 2 mijë e 368 mostrave.
Në Kosovë janë shëruar edhe shtatë pacientë, kurse numri i rasteve aktive me COVID-19 është 312.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 711 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 654 mijë e 534 doza të vaksinës./UBTNews