UBT News

Katër raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar katër raste të reja me COVID-19, ndërsa nuk u shënua asnjë viktimë.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe tetë pacientë që ishin të infektuar me COVID-19, kurse numri i rasteve aktive është 318.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 372 doza të vaksinës kundër COVID-19. Ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 626 mijë e 61 doza të vaksinës./UBTNews

Exit mobile version