UBT News

Katër raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga 90 testime, katër qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk ka asnjë humbje jete.

Sot janë shëruar gjashtë qytetarë, derisa në total numri i rasteve aktive është 25.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.247 doza të vaksinës.

Deri më sot 824.718 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 105.209 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Ndërsa me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,789 persona.

Exit mobile version