UBT News

Katër raste të dhunës në familje në Kosovë

Në Fushë Kosovë, policia arrestoi një të dyshuar, pasi sipas dyshimeve ai kishte sulmuar fizikisht një grua pas një mosmarrëveshjeje. Viktima mori trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit, u dërgua në mbajtje.

Në Prishtinë, u raportua një rast i dhunës psikologjike, ku një burrë dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj një gruaje. Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.

Në Pejë, një burrë raportoi se kishte pranuar mesazhe kërcënuese nga një grua. Policia ka iniciuar hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Ndërkaq, në Klinë, u arrestua një i dyshuar për sulm fizik ndaj një gruaje. Viktima pranoi trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, u dërgua në mbajtje.

Policia ka bërë të ditur se të gjitha rastet janë trajtuar sipas procedurave ligjore, ndërsa hetimet po vazhdojnë për sqarimin e plotë të rrethanave.

D.L

Exit mobile version