Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Policinë e Kosovës janë raportuar katër raste të dhunës familjare të shkaktuar nga burrat.
Në tri raste viktima kanë qenë bashkëshortet, ndërsa një rast është raportuar për dhunë ndaj prindërve.
Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Gjakovë, Mitrovicë dhe Shtërpce.
Ky është raporti i plotë i Policisë:
DHUNË FAMILJARE
Rr. Dëshmorët e Kombit, Prishtinë 23.04.2021 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Shtërpce 22.04.2021 – 18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Mitrovica e jugut 23.04.2021 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Gjakovë 22.04.2021 – 23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka keqtrajtuar prindërit e tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.