UBT News

Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Sipas raportit njëditor të Policisë se Kosovës, në 24 orët e fundit janë regjistruar disa raste të dhunës në familje në Prishtinë dhe Pejë.

Në Prishtinë është raportuar se një person ka dëmtuar veturën e ish të dashurës së tij duke e goditur me shqelm. Viktima, nga frika, është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Po ashtu në Prishtinë, një burrë i dyshuar është arrestuar pasi, pas një mosmarrëveshjeje, kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Në Pejë, një tjetër i dyshuar është arrestuar pasi kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij pas një mosmarrëveshjeje. Me vendim të prokurorit ai është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, në një raport shtesë për një rast tjetër në Pejë, policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Hetimet për rastet janë duke vazhduar.

Exit mobile version