Disa raketa ruse e kanë goditur një fshat në periferi në jug të qytetit Zaporizhzhia të Ukrainës të mërkurën, duke vrarë një grua 52-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga guvernatori rajonal, Oleksandr Starukh.
Ai tha: “Katër ndërtesa private janë shkatërruar totalisht. Disa dhjetëra shtëpi kanë mbetur pa dritare dhe çati”.
Furnizimi me energji elektrike dhe gaz në fshatin Kushuhum është ndërprerë gjithashtu./UBTNews/