UBT News

Katër qytetet “inteligjente” që duhet t’i vizitoni të paktën një herë

Si mund të zgjedhësh një qytet inteligjent? E kemi fjalën për mënyrën e planifikimit urban, që ka zgjidhur përfundimisht problemet e trafikut rrugor, çiklistëve dhe këmbësoreve.

Disa qytete evropiane kanë bërë hapa gjigantë në teknologji dhe energji. Ja pse këto qytete janë pjesë e klasifikimit tonë:

Kopenhaga

Jo me kot njihet botërisht si qyteti i gjelbër. Kopenhagen është qyteti me nivelin më të ulët të karbonit dhe ka një plan të admirueshëm për reduktimin e tij deri në 2025-n. Për përmbushjen e këtij objektivi i është dashur të vendos sanksione të rrepta, në politikat e gjelbërimit. Si një nga qytetet më ekologjik, Kopenhagen është kryeqyteti me përdorimin më të madh të biçikletave. Më shumë se 40% e qytetarëve përdorin biçikleta si mjet transporti. Kjo ka bërë që të prodhohen biçikletat inteligjente. Ato matin trafikun dhe nivelin e ndotjes së ajrit.

Vjena

Cilësia e lartë e jetesës dhe larmia e projekteve inteligjente, bëjnë që kryeqyteti i Austrisë të klasifikohet si i tillë. Vjena ka krijuar një ent publiko-privat, TINA Vjena, qëllimi i të cilit është zhvillimi i zgjidhjeve dhe strategjive inteligjente për qytetin. Në propozimet aktuale për zhvillimin janë rreth 100 projekte, duke u konsideruar një ndër to është “Citizen Solar Power Plant”. Objektiv i tij është që deri në vitin 2030 , të jetë bërë e mundur që prodhimi i 50% të energjisë të nxirret nga burime të rinovueshme.

Barcelona

E njohur për arkitekturën surreale, artin, kulturën dhe motin me diell, Barcelona është gjithashtu një qytet inteligjent. Qëllimi i tij është të nxisë mbarë botën, në lëvizjen e qyteteve inteligjente, duke shpresuar jo vetëm zhvillimin e tij, por edhe të çdo qyteti në botë. Një nga mënyrat e bashkëpunimit me qytetet e tjera inteligjente është organizimi i të parit event global “Smart Cities Expo World Congress”. Barcelona ishte ndër të parët qytete, që vuri në zbatim projektin e zhvillimit të lëvizjes, duke vendosur rreth 6000 biçikleta në çdo cep të tij.

Stockholm

40% të tij e zënë hapësirat e gjelbra dhe për këtë arsye Stockholmi ishte qyteti i parë që mori statusin e “Qytetit të Gjelbër në BE”. Ashtu si dhe Kopenhagën, kryeqyteti i Suedisë po bën përpjekje maksimale për reduktimin e nivelit te karbonit deri në 2050-n, por projektet inteligjente nuk ndalen këtu. Stockholmi u rendit i 7-ti në botë për politikat dixhtale dhe mori vendin e parë për angazhimin e tij në siguri dhe privatësi. Teknologjitë e reja të komunikimit dhe të informacionit janë testuar në Stokholm Royal Seaside (SRS), projekt i rigjenerimit urban. Qëllimi i tij është rritja e ekonomisë vendase dhe përmirësimi i cilësisë së jetës për banorët kryeqytetas.

Exit mobile version