Një gjykatës belge ka akuzuar katër persona për marrjen e parave dhe dhuratave nga një shtet i Gjirit për të ndikuar në vendimet e Parlamentit Evropian, duke vënë në rrezik besueshmërinë e Bashkimit Evropian.
Prokurorët kontrolluan 16 shtëpi dhe sekuestruan 600,000 euro në Bruksel të premten, si pjesë e një hetimi për pastrim parash dhe korrupsion.
Fillimisht u arrestuan gjashtë persona. Katër janë akuzuar dhe dy janë liruar, thanë prokurorët në një deklaratë të dielën. Ata nuk përmendën asnjë emër nga të përfshirët.
Prokurorët thanë se kishin dyshuar prej muajsh se një shtet i Gjirit po përpiqej të ndikonte në vendimet në Bruksel.
Ndërsa media të ndryshme raportuan se Katari ishte shteti i Gjirit në qendër të akuzave, një zyrtar i Katarit tha se vendi “refuzon kategorikisht çdo përpjekje për ta lidhur atë me akuzat për sjellje të pahijshme”.
“Çdo lidhje e qeverisë së Katarit me pretendimet e raportuara është e pabazë dhe keqinformuar rëndë”, tha zyrtari për Al Jazeera-n.
“Shteti i Katarit punon përmes angazhimit institucion me institucion dhe vepron në përputhje të plotë me ligjet dhe rregulloret ndërkombëtare”, shtoi ai./UBTNews/