Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, katër persona janë shoqëruar në stacionin policor pasi dyshohet se kanë kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë.
Rasti ka ndodhur më 8 qershor 2026, rreth orës 17:00, në fshatin Prapashticë të Prishtinës.
Sipas policisë, të dyshuarit janë katër meshkuj kosovarë, të cilët janë intervistuar lidhur me rastin.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë./A.K/
