Katër persona kanë vdekur si pasojë e zjarrit në një spital afër Hamburgut, në Gjermaninë veriore.
Zjarri shpërtheu rreth orës 22:45 me kohë lokale të enjten në katin e tretë të Klinikës Helios në Uelzen.
Rreth 20 persona raportohet se janë lënduar dhe policia thotë se numri i viktimave mund të rritet për shkak se ka të lënduar rëndë.
Autoritetet po e hetojnë shkakun e zjarrit./UBTNews/