Në Spitalin e Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 20 pacientë me COVID-19. Spitali i Pejës njofton se 1 pacient është në respirator, 11 pacientë janë në oksigjeno-terapi dhe nga këta, katër pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Spitali i Pejës njofton se katër pacientë janë shëruar nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.
Në 24 orët e fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 208 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor.
“18 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. 6 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 3 normale dhe 3 me prerje cezariane. Kanë lindur 6 foshnje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore. 173 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2 mijë e 471 analiza. 10 Operacione janë kryer gjatë ditës së djeshme. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 142 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 90 Rëntgena, 37 EHO dhe 15 CT-ja.”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Pejës./UBTNews