Katër mësimdhënës dhe një nxënëse rezultuan pozitiv me COVID-19 në shkollën “Ruzhdi Berisha” në Dragash.
Komuna e Dragashit njofton se nga nesër procesi mësimor kalon në skenarin C (mësimi në distancë) II.
“Nga 50 mostra të testuara, 4 mësimdhënës dhe 1 nxënëse rezultuan pozitiv. Sipas rekomandimeve të IKSHPK task forca në nivel të DKA-së merr këtë vendim:VENDIMI. Procesi mësimor në Shml “Ruzhdi Berisha” në Dragash me datë 20.10.2020 kalon në skenarin C (mësimi në distancë ) II. Mësimi sipas skenarit A ( me prezencë në shkollë ) rifillon me datë 02.11.2020. III.”, njofton komuna e Dragashit./UBTNews