Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për kategorizimin e ri të komunave sipas zonave si shkak i numrit të infektimeve me COVID-19.
Sipas njoftimit, në zonë të kuqe janë Prishtina, Fushë Kosova, Suhareka dhe Zveçani. Ndërsa në zonë të verdhë hyjnë Lipjani, Obiliqi, Vushtrria, Peja, Gjakova, Podujeva, Ferizaj, Mitrovica e Jugut dhe Mitrovica e Veriut.
Kurse në zonë të gjelbër janë Vitia, Rahoveci, Gjilani, Dragashi, Drenasi, Istogut, Klina, Skenderaj, Deçani, Kamenica, Malisheva, Juniku, Kaçaniku, Kllokoti, Leposaviqi, Zubin Potoku, Mamusha, Novobërda, Hani i Elezit, Parteshi, Ranillugu, Shtërpca, Graçanica dhe Shtimja.