Ankthi dhe stresi po bëhen shumë problematike për shëndetin e njerëzve, sidomos këto dekadat e fundit. Megjithatë, trupi dhe truri duhen të trajnohen për t’i menaxhuar këto pengesa.
Vlerëso veten
Ndalo së menduari dhe besuari se meqë nuk je ti më e mira e klasës, ashtu siç është mikja jote, apo meqë nuk je shumë e njohur siç është një tjetër personazh publik, ti nuk ia vlen për asgjë! Secili ka cilësitë dhe të metat e veta. Askush nuk bën përjashtim. Përpiqu të gjesh te vetja atë që ke të veçantë dhe kultivoje këtë ndjesi pak e nga pak. Do ta shohësh: shumë shpejt do të fitosh besimin që edhe ti MUNDESH!
Prano dështimin
Mund t’i ndodhë çdokujt! Të mos arrish të realizosh diçka është njerëzore. Të gjithë, në një formë a tjetër, e kanë provuar apo do ta provojnë këtë gjë në jetë. Pra, mos dramatizoni asgjë! Ka gjithmonë një herë tjetër. Besoni dhe mendoni se herën tjetër gjithçka do të shkojë mirë dhe t’i do të arrish të realizosh synimin tënd.
Mendo pozitivisht
Mos e shih jetën zi! Sigurisht, jo gjithçka është rozë, jo gjithçka çdo ditë shkon për mrekulli! Po mos e fillo ditën duke menduar se çdo minutë e orë e saj do të jetë blozë! Mendo se duke dalë nga një korridor i errët do të hasësh dikë, do të gjesh diçka, do të marrësh qoftë edhe një buzëqeshje! E menjëherë do të ndjesh se gjithçka do të ndryshojë!
Mos u mbyll në vetvete
Ndihesh keq? Mendon se asgjë nuk po shkon mbarë? Mos e mbaj brenda vetes këtë ndjenjë! Nxirre! Përndryshe ajo të helmon. Ke shumë mundësi për ta bërë këtë: flisni me shoqen/shokun tuaj më të mirë, me një të afërmin tënd apo me dikë të cilit i beson… Ose shkruaj, hidhi mendimet e tua mbi një copë letër. Do të ndihesh më mirë. Dhe nëse ke frikë se dikush mund të gjejë shkrimet e tua, mund edhe t’i djegësh më pas! Qëllimi është të kesh mundësinë të shprehesh, cilado qofshin mjetet që përdor!