UBT News

Katër grupe shpallen fituese të garës UBT Spaghetti Bridge 2025

BridgeBros, Ducato di Mantova, Spaghettineers dhe Juniorat 05, janë katër grupet fituese të edicionit të dytë të garës “UBT Spaghetti Bridge Building Competition 2025”, e cila përfundoi me sukses në ambientet e UBT-së, duke sjellë një ndërlidhje në mes kreativitetit, bashkëpunimit dhe inovacionit ndërdisiplinor.

Me një atmosferë dinamike, krijuese dhe plot energji rinore, gara u zhvillua nën moton simbolike “Ura që na bashkon”, duke mbledhur dhjetëra studentë, profesorë, dekanë dhe përfaqësues nga institucione të ndryshme vendore e ndërkombëtare.

Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT, Prof. Visar Krelani, theksoi se kjo garë është një mundësi e veçantë që studentët të përballen me sfida reale të inxhinierisë dhe të aplikojnë njohuritë e tyre në praktikë përmes zgjidhjeve kreative dhe bashkëpunuese.

Profesorët Driton Kryeziu dhe Blendian Nela vlerësuan angazhimin dhe përkushtimin e lartë të studentëve, duke shtuar se aktivitete të tilla janë thelbësore për zhvillimin e mendimit kritik, aftësive praktike dhe përgatitjen e profesionistëve të rinj në fushat teknike dhe krijuese.

Në garë morën pjesë grupe të ndryshme studentësh nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, Dizajnit të Integruar dhe Arkitekturës, të cilët ndërtuan ura funksionale duke përdorur spageti – një sfidë që kërkonte kombinimin e dijes strukturore me kreativitetin dhe punën ekipore.

Fituesit e garës janë:

Vendi i Parë – Grupi BridgeBros

  • Butrint Kryeziu
  • Ermal Qafleshi
  • Shqipron Morina
  • Joni Kryeziu

Vendi i Dytë – Grupi Ducato di Mantova

  • Luis Prela
  • Kosovare Elshani
  • Margon Matiqi

Vendi i Tretë – Grupi Spaghettineers

  • Eliza Gjoshi
  • Zjarrta Gjonbalaj
  • Etnik Doda
  • Leuron Gerguri
  • Lorik Gerguri

Vendi i Katërt – Grupi Juniorat 05 (Nxënës të Shkollës Teknike nga Ferizaj)

  • Bardh Asllani
  • Anes Uksmajli
  • Ersan Shabani
  • Luan Uka
  • Ali Neziri

Kjo garë tashmë është shndërruar në një traditë të re në UBT, që promovon vlerat e arsimit cilësor dhe të ndërveprimit mes studentëve nga fusha të ndryshme, duke krijuar një urë reale dhe simbolike mes njohurive dhe krijimtarisë.

UBT falënderon sponsorët për mbështetjen e vazhdueshme: Vëllezërit e Bashkuar – Prizren, Toni Company – Ferizaj, Inon – Prishtinë, Liridoni dhe Daci.

Exit mobile version