Modelet e marrëdhënieve kanë ndryshuar: femrat nuk presin më “princin e tyre të kaltër” dhe meshkujt nuk e kanë me nxitim për t’u martuar.
Gjithnjë e më shumë njerëz me qëllim vendosin të qëndrojnë beqarë dhe madje të ndjehen shumë të lumtur me këtë status.
Dhe sipas psikologëve të qenit beqar mund të sjellë përfitime të shumta nga shëndeti më i mirë deri në të ndjerit më i përmbushur në jetë.
- Beqarët përjetojnë më rrallë emocione negative. Beqarët mjaftohen me veten: ata nuk kanë një person ku të mbështeten, prandaj i zgjidhin vetë problemet që kanë. Kjo cilësi kontribuon në nivelin e tyre të lumturisë: psikologët besojnë se njerëzit beqarë kanë një ndjenjë më të fortë identiteti dhe më pak gjasa që të përjetojnë emocione negative.
- Ata gjejnë mundësi të reja kudo. Beqarët janë më mendjehapur dhe nuk janë të lidhur në një vend. Ata kanë më shumë gjasa të udhëtojnë botën dhe të përfshihen në përvoja të reja. Beqarët tregojnë nivele më të larta të krijimtarisë dhe kanë kohë të përqendrohen në rritjen e tyre personale.
- E duan shumë veten. Të jesh beqar nuk do të thotë që je i vetmuar. Disa njerëz kanë treguar se kalimi i kohës vetëm i ka ndihmuar të kuptojnë se kush janë vërtet dhe në fund e kanë dashur veten më shumë. Kjo i ka bërë ata të jenë më komod me veten dhe të jenë më të lumtur.
- Ata janë të suksesshëm në karrierën e tyre. Beqaret kanë më shumë kohë dhe energji për t’u përqendruar në ndërtimin e një karriere të suksesshme. Ata gjithashtu kanë më shumë gjasa të marrin pjesë në organizata të ndryshme sociale, si shoqëritë profesionale dhe të bëjnë punë bamirësie.