Një avion luftarak rus ka goditur një qytet në Sirinë veriperëndimore pranë kufirit turk, duke vrarë shtatë civilë, përfshirë katër fëmijë, njofton një grup i të drejtave të njeriut.
Vullnetarët e Mbrojtjes Civile siriane nxituan në shtëpi për të hequr trupat nën rrënoja menjëherë pas sulmit të së premtes.
Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut dhe media opozitare Orient TV thonë se sulmi ajror në qytetin Jisr al-Shoghour, në provincën Idlib, u krye nga një avion luftarak rus pas katër sulmeve të tjera ajrore ruse në një qytet tjetër më në veri./UBTNews/