Vullkani që u riaktivizua në qytetin La Palma në Spanjë vijon të jetë aktiv për të 4 ditë me radhë. Qielli mbetet ende i mbuluar nga shtëllungat e tymit dhe hirit, që gjatë natës duken edhe më të frikshme. Llava ka hyrë tashmë në çdo rrugicë të qyteteve të vogla dhe fshatrave turistikë të ishujve Kanarie.
Vetëm 2 ditët e fundit, llava ka shkatërruar thuajse 170 shtëpi ndërsa banorët e ishullit janë evakuuar me emergjencë. Forcat zjarrfikëse e kanë të pamundur të ndërhyjnë në këtë situatë teksa llava ka shkrumbuar gjithçka ka gjetur përpara, mes tyre edhe kisha të vjetra apo toka bujqësore, ndërsa drejtimin duket se e ka nga deti, atje ku edhe pritet të shuhet.